ADMIR MEHMEDI

REUTERS/Arkiv
Mehmedi shpëton Freiburgun
21 December, 2013 @18:34
Sulmuesi shqiptar me nënshtetësi zvicerane, Admir Mehmedi, ka shënuar të dy golat e skuadrës së tij, Freiburg në fitoren ndaj Hannoverit sot 2-1.
Mehmedi 22 vjeçar ka shënuar në minutat 25 dhe 36 për të siguruar fitoren shumë të nevojshme për skuadrën e tij, duke e nxjerrë atë nga fundi i tabelës.
Dygolëshi i Mehmedit e ka ngritur kuotën e tij të golave në 5 gola në Bundesligë këtë stinor, derisa Freiburgu ka dalë në zonën e Play-Offit.
Mysafirët në fund kanë shënuar një gol të nderit në minutat shtesë të takimit.
Rezultatet dhe tabela aktuale.