BARÇA

Barça s’lejon befasinë
22 December, 2013 @19:16
Barcelona nuk lejoi të ndodh ndonjë befasi në ndeshjen kundër Getafes, megjithëse gjërat nuk shkuan mirë të fillim të ndeshjes për katalonasit.
Sergio Escudero shënoi golin e parë për vendasit në minutën e dhjetë, derisa pesë minuta më vonë Lisandro Ezequel Lopez e dyfishoi epërsinë në 2-0.
Pas disavantazhit dy golëshe, dominimi i lojës kaloi në anën e Barcelonës, ndërsa rolin e dirigjentit e mori Pedro Rodriguez, i cili shënoi tre gola brenda nëntë minutave për rikthimin e shpejtë të Barcelonës.
Katalonasit nuk u ndalën me kaq dhe në pjesën e dytë shënuan edhe dy gola me anë të Cesc Fabregasit, për rezultatin final 2-5.