DERBI FRANÇEZ

REUTERS
Parisi shpëton pikë nga Lille
22 December, 2013 @23:14
Dy derbit e sotëm në Ligue 1 përfunduan me rezultat identik, 2-2. Pas barazimit të Olympique Marseille me Bordeaux gjatë ditës, edhe lideri e kampioni aktual, Paris St Germain ka barazuar 2-2 ndaj Lilleit që po tregon lojëra shumë të mira këtë stinor.
Parisienët kaluan në epërsi me anë të golit të, kujt tjetër pos, Zlatan Ibrahimovicit (36’) fantastik, derisa shumë shpejtë barazuan mysafirët me anë të Antony Mavubas, për të shkuar në pushim 15 minutësh me barazim 1-1.
Pjesa e dytë ishte një luftë krejt tjetër dhe më e ashpër, ku sadopak dominonte ekipi i Laurent Blanc karshi atij të Rene Girard, por ishte ekipi i këtij të fundit që morri epërsinë për të heshtur Parc des Princesin.
Ka qenë një penallti e fituar nga Lille, të cilën e konkretizoi ish sulmuesi i Chelseat, Salomon Kalou (53’) për epërsinë 1-2.
Mirëpo dominimi parisien solli golin, sidoqoftë që hyri ai, pasi ishte një autogol nga mbrojtësi malazias Marko Basa (AG 72’).
Barazimi i sontëm më së shumti i ka konvenuar ekipit të Monacos përkundër se humbi këtë xhiro, pasi që as PSG nuk iu largua më shumë, e as Lille nuk iu ngjit në vendin e dytë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.