Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHORTI I RRETHIT TË DYTË

Nëse kalon Zalgirisin, me shumë gjasa Ballkani ndaj Malmos

Foto: uefa.com

Nëse kalon Zalgirisin, me shumë gjasa Ballkani ndaj Malmos


15 June, 2022 @13:24

Sot është hedhur shorti edhe për raundin e dytë të kualifikimeve për Ligë të Kampionëve 2022/23 ndërsa kampioni i Kosovës, Ballkani, ka mësuar kundërshtarin e radhës aty.

Pas shortit të djeshëm që përcaktoi Ballkanin në luajë ndaj kampionit të Lituanisë, Zalgiris, suharekasit në rrethin e dytë kualifikues i pret fituesi i ndeshjes Malmo-fituesi i raundit preliminar, derisa suedezët janë favoritë për të kaluar.

Por, nëse Ballkani nuk do të arrijë të sigurojë rrethin e dytë kualifikues për Ligë të Kampionëve, ata do të ndeshen me fituesin e ndeshjes La Fiorita (SMR) / Inter d’Escalades (AND) në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

I gjithë shorti i raundit të dytë kualifikues për Ligë të Kampionëve 22/23, mëposhtë:

Rruga e Kampionëve:

Group 1
Tobol Kostanay (KAZ) / Ferencváros (HUN) vs Slovan Bratislava (SVK) / Dinamo Batumi (GEO)
GNK Dinamo (CRO) vs Shkupi (MKD) / Lincoln Red Imps (GIB)
Lech Poznań (POL) / Qarabağ (AZE) vs Zürich (SUI)

Group 2
HJK (FIN) / RFS (LVA) vs Viktoria Plzeň (CZE)
The New Saints (WAL) / Linfield (NIR) vs Bodø/Glimt (NOR) / KÍ (FRO)
Ballkani (KOS) / Žalgiris (LTU) vs Malmö (SWE) / fituesi i raundit preliminar

Group 3
Ludogorets (BUL) / Sutjeska (MNE) vs Shamrock Rovers (IRL) / Hibernians (MLT)
Maribor (SVN) / Shakhtyor Soligorsk (BLR) vs Zrinjski (BIH) / Sheriff (MDA)
Maccabi Haifa (ISR) vs Olympiacos (GRE)
Pyunik (ARM) / CFR Cluj (ROU) vs Diddeleng (LUX) / Tirana (ALB)

Rruga e Ligës:

Midtjylland (DEN) vs AEK Larnaca (CYP)
Dynamo Kyiv (UKR) vs Fenerbahçe (TUR).


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga