JAVA V
BOROZANI
Nesër dy duele
11 September, 2014 @17:15
Nesër (e premte) fillon java e pestë e Superligës së Kosovës në futboll me dy ndeshje, të cilat do të zhvillohen në Ferizaj dhe Skenderaj.
Në Ferizaj, skuadra me emër të njëjtë do ta pret lideren e radhitjes tabelare, Hajvalinë, e cila së bashku me Trepçën ‘89 mbeten dy skuadrat e vetme që nuk kanë pësuar asnjë humbje pas katër javëve të para. Kjo ndeshje do të fillojë nga ora 16:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë nga Supersport Kosova.
Në të njëjtën kohë do të fillojë edhe ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Dritës. Kjo do të jetë vetëm ndeshja e dytë si vendase për Drenicën, pas fitores së javës së dytë ndaj Trepçës, që është edhe fitorja e vetme e tyre deri më tani.
Të shtunën luhet ndeshja e vetme ndërmjet Ferronikelit dhe Trepçës ‘89, derisa të dielën do të zhvillohen dy derbi, ai i rrafshit të Dukagjinit, ndërmjet Vëllaznimit dhe Besës, si dhe derbi i dy skuadrave që në stinorin e kaluar luftuan për titull, Llamkos Kosova dhe Prishtina. Dueli i fundit, Trepça - Istogu, po ashtu do të luhet të dielën.
Orari i javës së pestë në Superligë
1 | e premte, ora: 16:00 | Ferizaj - Hajvalia | Gjyqtarët: Bajram Gashi, Besnik Morina, Fatmir Abrashi, Mentor Baliu | Transmetim direkt: Supersport Kosova |
2 | e premte, ora: 16:00 | Drenica - Drita | Gjyqtarët: Artan Tahiri, Imran Kabashi, Gëzim Mehmeti, Kreshnik Vula | |
3 | e shtunë, ora 16:00 | Ferronikeli - Trepça '89 | Gjyqtarët: Genc Nuza, Alban Ejupi, Fatmir Sekiraqa, Gramos Shala | Transmetim direkt: Supersport Kosova |
4 | e diel, ora 16:00 | Vëllaznimi - Besa | Gjyqtarët: Ilir Shuleta, Driton Preniqi, Meriton Berisha, Hajriz Hajdari | Transmetim direkt: Supersport Kosova |
5 | e diel, ora 16:00 | Llamkos Kosova - Prishtina | Gjyqtarët: Tefik Maloku, Benon Këpuska, Bekim Rama, Selim Isufi | |
6 | e diel, ora 16:00 | Trepça - Istogu | Gjyqtarët: Burim Jahmurataj, Bujar Selimaj, Mirsad Qehaja, Besfort Kosumi |
Orari i javës së katërt në Ligën e Parë
1 | e shtunë, ora 16:00 | Liria - 2 Korriku | ||
2 | e shtunë, ora 16:00 | Llapi - KEK-u | ||
3 | e shtunë, ora 16:00 | Ballkani - Flamurtari | ||
4 | e shtunë, ora 16:00 | Deçani - Ulpiana | ||
5 | e diel, ora 16:00 | Dukagjini - Lepenci | ||
6 | e diel, ora 16:00 | Fushë Kosova - Ramiz Sadiku | ||
7 | e diel, ora 16:00 | Rahoveci - Gjilani | ||
8 | e diel, ora 16:00 | Kosova (P) - Vllaznia |