ST JAMES' PARK
Newcastle njofton Chelsean me humbje
6 December, 2014 @15:34
Newcastle United ka ndalur super serinë e Chelseat në Premier League.
Ekipi i Alan Pardew ka zhvilluar një lojë të qëndrueshme gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes për të goditur në pjesën e dytë të ndeshjes me anë të senegalezit zëvendësues, Papiss Cisse.
Didier Drogba vetëm arriti të përcaktojë rezultatin përfundimtar të ndeshjes, me golin e tij për 2-1.
Kjo ka qenë disfata e parë e Chelseat këtë stinor në Premier League, derisa ekipi i kaltër i Londrës ka pësuar humbjen e tretë me radhë në St James’ Park të Newcastle-it.
Për më tepër, Chelsea sot ka pranuar golin e parë pas 498 minutave lojë në Premier League.
Cisse ka arritur shifrën e 10 golave këtë stinor me golat ndaj Chelseat.
Me fitore, Newcastle i është rikthyer fitoreve pas dy xhirove.