NEWCASTLE UNITED
Newcastle shitet për £300mln
14 April, 2020 @22:12
Newcastle United është gati për t’u marrë në duar të sigurta. Pronari i ekipit Mike Ashley është shumë afër nënshkrimit të marrëveshjes me pronaren e re potenciale të klubit, Amanda Staveley.
Financierja Staveley është duke udhëhequr në tenderin e fondit të pasurisë së Arabisë Saudite, që vlen 300 milionë funta, bën të ditur BBC Sports.
Marrëveshja numëron 31 faqe, ndërsa ajo është shumë afër nënshkrimit.
Premier Liga gjithashtu është njoftuar për marrëveshjen potenciale, ndërsa Newcastle dhe Staveley nuk kanë pranuar të komentojnë çështjen kur u pyetën nga BBC Sport.
Ashley në tetor të vitit 2017 ka bërë të ditur se dëshiron të shes klubin pas 10 vjetësh në krye të saj. Fillimisht marrëveshja për blerjen e Newcastle-it vlerësohej rreth £340mln.
Reporteri senior i BBC Radio 5 Live-it, Ian Dennis, ka vlerësuar se marrëveshjet me Ashleyn janë të kryera vetëm kur i sheh dokumentet e nënshkruara - në të kundërtën, asgjë s’është sigurtë.