Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HISTORIA E FRANKFURTIT

Nga mbijetesa në luftë për Champions për vetëm 3 milionë!

Nga mbijetesa në luftë për Champions për vetëm 3 milionë!


9 February, 2017 @15:42

Nuk është vetëm Leipzigu skuadra që po bën bujë në Bundesligën e Gjermanisë.

Nëse shikojmë pak më mirë, vërejmë që sezon të pabesueshëm po kalon edhe Frankfurti.

MBIJETESA


Kjo skuadër komplet sezonin e kaluar luftoi për mbijetesë dhe atë e arriti vetëm falë play-outit të Bundesligës, rregull ky që nuk ekziston pothuajse në asnjë nga top ligat evropiane. Frankfurti i vendit të 16 u ndesh me Nurnbergun e vendit të tretë të Bundesligës 2, për ta përcaktuar skuadrën që këtë sezon të sotëm do ta luante në elitën e futbollit gjerman.

Gjërat për Frankfurtin u komplikuan edhe më tepër dhe shpresat u shuan pothuajse tërësisht, kur skuadra nga ‘qyteti i biznismenëve’ barazoi 1-1 në shtëpi në ndeshjen e parë ndaj Nurnbergut. Mirëpo, gjithçka ra në vendin e vet në ndeshjen kthyese, ndeshje e cila përfundoi 0-1 dhe Frankfurti mbeti në Bundesligë. Hero i atij takimi ishte Haris Seferovic me një gol të shënuar në minutën e 66’ të takimit.

REVOLUCIONI


Sot, Frankfurti ndodhet në vendin e tretë të Bundesligës, me 15 xhiro pa u mbyllur kampionati dhe me gjasa reale për një vend që dërgon në Champions League. Ky sezon i Bundesligës po shihet të jetë ‘më i ngushtë’ se zakonisht. Bayerni ka gabuar më tepër, Dortmundi veçse ndodhet prapa Frankfurtit në tabelë momentalisht, Leipzigu i ardhur nga Bundesliga 2 po zhvillon një sezon fantastik dhe ndodhet në vendin e dytë prapa Bayernit dhe gjithashtu skuadra si Hoffenheimi, Hertha e Kolni po ‘ngacmojnë’ pozitat evropiane vazhdimisht. Sa i përket Leverkusenit, Wolfsburgit e Monchengladbachit, skuadra këto që zakonisht garojnë për pozita evropiane, rënia e tyre sivjet është evidente.

E bukura e këtij pozicionimi të Frankfurtit qëndron te fakti se kjo skuadër këtë ‘revolucion’ e ka arritur me vetëm 3 milionë euro shpenzime!

Vera 2016 për Frankfurtin ishte interesante. Startues të rregullt të sezonit të kaluar si Ignjovski, Zambrano, Aigner dhe Castagnos u larguan, derisa Reinarzt u detyrua të pensionohej në moshën 27-vjeçare. Nga largimi i këtyre lojtarëve Frankfurti përfitoi afro 12 milionë euro. Por ata nuk vendosën që t’i investojnë ato!

U shpenzuan vetëm 3 milionë euro, një shifër tejet e vogël në krahasim me shumat që po i shohim në futbollin modern, jo vetëm për skuadrat e mëdha! Niko Kovac, trajneri kroat i Frankfurtit, vendosi të mbështetej në huazime dhe në grupin e skuadrës që e kishte, pra skuadrën që mezi mbeti në ligë.

Transferi më i shtrenjtë ishte Taleb Tawatha nga Maccabi Haifa, transfer ky që kushtoi 1.2 milionë euro. Për çudi, ky lojtar sivjet i ka luajtur vetëm 18 minuta në Bundesligë...

E transferimet më të qëlluara erdhën nga Real Madridi. Omar Mascarell dhe Jesus Vallejo. Dy emra të panjohur nga askush, madje as nga tifozët madrilenë ndoshta. Mascarell erdhi në Frankfurt dhe nënshkroi kontratë 3-vjeçare dhe doli të ishte një nga shtyllat e skuadrës. I vendosur në mesfushë, i prirur për të dërguar topa të gjatë E të saktë, ndërhyrje të sakta dhe lojë të shpejt.

Vallejo erdhi si huazim nga Real Madridi. Vallejo po tregohet një lojtar intelegjent, me aftësi të mira të posedimit të topit dhe të leximit të lojës. Niko Kovac deklaroi ‘është skandaloze sa i mirë është ky lojtar’, për ta konfirmuar edhe më tepër se ky lojtar është një ‘shkëmb’ në fazën defansive të Frankfurtit. Përflitej se spanjolli mund të rikthehej në Madrid këtë janar, pas problemeve të këtyre të fundit me lëndime në mbrojtje, mirëpo kjo nuk ndodhi dhe Niko Kovac u lumturua.

Përveç dy spanjollëve, rekrutimet e tjera të Frankfurtit nuk ishin aq të mira. Guillermo Varela , i huazuar nga Manchester United, pësoi një lëndim të tmerrshëm në ligamentet e gjurit dhe huazimi i tij nuk pati asnjë ndikim. Shani Tarashaj nga Evertoni, Ante Rebic nga Fiorentina dhe Michael Hector, mund të thuhet që zhgënjyen, ishin shumë nën pritshmëritë.

Mirëpo, rolin kryesor në këtë Frankfurt nuk e kanë luajtur ardhjet e reja. Këtë sezon në Frankfurt janë ringjallur ata lojtarë që luftuan për mbijetesë vjet.

Alexander Meier, sulmuesi që ka luajtur në shumë skuadra të Bundesligës, sivjet është shndërruar në një makinë për skuadrën e kroatit Kovac. Me një sistem të ngjajshëm si Conte në Angli, Kovac po luan me tre qendërmbrojtës, me 2 mesfushorë-mbrojtës të shpejt e të palodhshëm në krahë dhe po ‘përzien’ shumë mirë përvojën e treshes Meier, Huszti e Abraham me talentin e Mijat Gacinovicit (ky emër do të përmendet edhe më tepër viteve të ardhshme nëpër botë).

Mbrojtja me Vallejon, Abrahamin e Haseben, krahët e saj me Chandlerin e Oczipkan dhe mesfusha Mascarelli-Huszti që lidh Marco Fabianin e Gacinovicn prapa Meierit. Ky është Frankfurti i Kovacit! Ky është Frankfurti revolucionar me 3 milionë euro, që na jep shpresë që jo gjithçka është e bukur në futbollin modern dhe se jo gjithmonë shpenzimet nënkuptojnë sukses!

Se si do ta mbyll sezonin ky Frankfurt nuk dihet ende, mirëpo deri tash, ata kanë kanë dhuruar një sezon të bukur!


LIRIDON LECI

Liridon Leci: Në Europë shkohet me përgatitje të tilla

FFK Superliga

Liridon Leci: Në Europë shkohet me përgatitje të tilla

09/02/17 @ 12:36

AHMED JANUZI

Ahmed Januzi: Po përmirësojmë gabimet e 2016

FFK Superliga

Ahmed Januzi: Po përmirësojmë gabimet e 2016

09/02/17 @ 12:28

FIFA

Shqipëria bie për 4 pozita

Shqipëria

Shqipëria bie për 4 pozita

09/02/17 @ 11:40

FIFA

Kosova ngjitet në ranglistën e FIFA-s

Kosova

Kosova ngjitet në ranglistën e FIFA-s

09/02/17 @ 11:15

MEDIA

Aguero e Mancini në radarin e Milanit

Premier League/Serie A/Transfere

Aguero e Mancini në radarin e Milanit

09/02/17 @ 11:14

MEDIA

Reali pas Belottit

Serie A/La Liga/Transfere

Reali pas Belottit

09/02/17 @ 11:08

FA CUP

Leicester kalon në rrethin e pestë, pas vazhdimeve

Premier League

Leicester kalon në rrethin e pestë, pas vazhdimeve

08/02/17 @ 23:55

DFB POKAL

Kualifikohen pas penalltive

Bundesliga

Kualifikohen pas penalltive

08/02/17 @ 23:14

NË PEJË

Arrijnë përforcimet e Besës

FFK Superliga/Transfere

Arrijnë përforcimet e Besës

08/02/17 @ 23:07

CONFERENCE LEAGUE

Llapi barazon në shtëpi, megjithatë eliminohet

Conference League/FFK Superliga

Llapi barazon në shtëpi, megjithatë eliminohet

01/08/24 @ 18:57

LOJËRAT OLIMPIKE 2024

Loriana Kuka mposhtet në rrethin e dytë, eliminohet nga gara

Lojërat Olimpike/Xhudo

Loriana Kuka mposhtet në rrethin e dytë, eliminohet nga gara

01/08/24 @ 11:06

VJEN EDHE NJË MEDALJE

Laura Fazliu me medalje të bronztë në debutim olimpik!

Lojërat Olimpike/Xhudo

Laura Fazliu me medalje të bronztë në debutim olimpik!

30/07/24 @ 18:25

FORMACIONET ZYRTARE

Drita - Briedablik, 11-shet startuese

Conference League/FFK Superliga

Drita - Briedablik, 11-shet startuese

30/07/24 @ 15:54

PAS SHORTIT

Liga e Parë, Grupi B: Çiftet e xhiros së parë

FFK Liga e parë

Liga e Parë, Grupi B: Çiftet e xhiros së parë

30/07/24 @ 14:05

PARIS 2024

Laura eliminohet në çerekfinale, në repechage për të bronztën

Lojërat Olimpike/Xhudo

Laura eliminohet në çerekfinale, në repechage për të bronztën

30/07/24 @ 14:00

HIDHET SHORTI

Hidhet shorti, mësohet xhiroja e parë e Ligës së Parë - Grupi A

FFK Liga e parë

Hidhet shorti, mësohet xhiroja e parë e Ligës së Parë - Grupi A

30/07/24 @ 13:19

PARIS 2024

Debutuesja Laura Fazliu kalon në çerekfinale

Lojërat Olimpike/Xhudo

Debutuesja Laura Fazliu kalon në çerekfinale

30/07/24 @ 13:10

SABOVIC THYEN REKORDIN E KOSOVËS

Adel Sabovic thyen rekordin shtetëror, por nuk arrin kualifikimin

Lojërat Olimpike

Adel Sabovic thyen rekordin shtetëror, por nuk arrin kualifikimin

30/07/24 @ 12:44

LOJËRAT OLIMPIKE 2024

Donjeta Sadiku mposhtet në 1/8 e finales, eliminohet nga Lojërat Olimpike

Lojërat Olimpike/Të tjera

Donjeta Sadiku mposhtet në 1/8 e finales, eliminohet nga Lojërat Olimpike

29/07/24 @ 20:14


 
Të gjitha lajmet nga