PËRFORCIM NË PRIZREN

Driton Vokshi me zyrtarin e Lirisë, Erxhan Dana/ Foto: liriafc.com
Nga Vushtrria te Liria
18 January, 2016 @19:55
Futbollisti i deritashëm i Vushtrrisë, Driton Vokshi, tash e tutje do të mbrojë ngjyrat e Lirisë së Prizrenit.
Njoftimin e ka bërë faqja zyrtare e Lirisë, liriafc.com duke shkruar se ka arritur marrëveshje 6 mujore me lojtarin në fjalë.
Vokshi ka pasur vetëm 5 paraqitje për Vushtrrinë gjatë pjesës vjeshtore të stinorit të Superligës nga 17 ndeshje të zhvilluara.