LLAPI - FERIZAJ

FOTO/ P.Miftari / KF Llapi
Ngjitje në vendin e dytë
3 April, 2019 @15:59
Me fitore e ka mbyllur ballafaqimin e sotëm ndaj Ferizajit skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, Llapi.
Podujevasit epërsi krijuan qysh pas 3ä minutave lojë, me Ahmed Januzin që e gjeti golin pas asistimit nga Festim Alidema, ndërsa për golin e dytë të vendasve u përkujdes pikërisht ky i fundit, i cili shënoi në minutën e 42’ të ndeshjes dhe skuadrat shkuan në pushim pranë rezultatit 2-0.
Në pjesën e dytë, raste për shënim patën të dyja skuadrat, mirëpo golin nuk e gjeti asnjëra prej tyre, duke bërë kështu që ndeshja të mbyllet me rezultatin e pjesës së parë.
Dren Gashi e Qëndrim Dautaj rrezikuan për mysafirët nga Ferizaji, derisa për Llapin vlen të përmenden rastet e Edon Zeqirit e Ahmed Januzit.
Humbja e pësuar sot e mban Ferizajin në zonën e barazhit, ndërsa kjo skuadër mbetet me shpresë që Liria të mos marrë rezultat pozitiv nesër ndaj Prishtinës, kurse sa i përket Llapit, kjo fitore e ngrit skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.