NGA KOMISIONI

Foto: KFVllaznia/fb/ B. Bogujevci
Hidhet poshtë edhe ankesa e Drenasit ndaj Vllaznisë
3 April, 2019 @12:45
Së fundi faqja zyrtare e FFK-së ka bërë të ditur se ka shqyrtuar edhe ankesën e ekipit të Drenasit ndaj futbollistit të Vllaznisë së Pozharanit, Ramadan Ibraimov.
Kjo pasi që klubi i Drenasit ushtroi ankesë për parregullësi në lidhje me identitetin e lojtarit.
“Pas shikimit dhe verifikimit të dokumentacionit në FFK konkretisht në FIFA Connect del se lojtari me emër Ramadan Ibrahimov me ID 011422M97 është i njëjti person Ramadan Ibraimov dhe në rastin konkret kemi vetëm lëshim teknik, por jo substancial, andaj edhe refuzohet ankesa e KF “Drenasi” si e pabazuar dhe ndeshja e javës së 21-të ndërmjet KF “Vllaznia” (P) – KF “Drenasi”, regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë 1:0 në favor të KF “Vllaznia” nga Pozharani,”, shkruan në arsyetimin e KG-së për rastin në fjalë.
Kështu fitorja e Vllaznisë e arritur në fushë regjistrohet si e rregullt dhe ekipi nga Pozharani që stinorë më parë ishte pjesë e Superligës, vazhdon luftën për mbijetesë në Ligë të Parë.