WOLVERHAMPTON WANDERERS - MANCHESTER UNITED

Foto: premierleague.com
Wolves i guximshëm, United rrezikon TOP 4shen
3 April, 2019 @0:31
Skuadra e trajnerit portugez Nuno Espirito Santo, Wolverhampton Wanderers ka vazhduar me rezultate tepër të mira ndaj ekipeve të gjashtëshes udhëheqëse të Premier Ligës.
Përkundër se ishin 0-1 në disavantazh, ata kanë arritur të përmbysin epërsinë e Manchester Unitedit për të fituar ndeshjen në fund 2-1.
Kjo ka qenë humbja e parë e Ole Gunnar Solskjaerit në krye të Manchester Unitedit si trajner me kontratë afatgjate.
Manchester United luajti nga minuta e 57 me 10 lojtarë, pasi që Ashley Young mori dy kartonë të verdhë të shkaktuara nga duelet me Diogo Jotan për 5 minuta.
E Wolves, kthehet në pozitën e shtatë të tabelës, plotësisht me meritë.