MAURO ICARDI

Kthehet pas 2 muajve
2 April, 2019 @16:48
Sulmuesi argjentinas i Interit Mauro Icardi edhe zyrtarisht i është kthyer skuadrës pas dy muajve mungesë për shkak të problemeve me ekipin.
Në listën e lojtarëve të ftuar nga trajneri Luciano Spalletti për ndeshjen ndaj Genoas të mërkurën figuron edhe Icardi, derisa Lautaro Martinez dhe Stefan de Vrij mbeten jashtë për shkak të lëndimeve.
Të ftuarit e Spallettit për ndeshje ndaj Genoas: Handanovic, Padelli, Berni; Ranocchia, Asamoah, Cedric, Miranda, Dalbert, D’Ambrosio, Skriniar, Gagliardini, Vecino, Nainggolan, Joao Mario, Valero, Perisic, Brozovic; Icardi, Keita, Politano, Colidio, Salcedo, Candreva.