DERBI I MADH

Gjilani-Drita në “Fadil Vokrri”
1 April, 2019 @15:42
Derbi që jep interesim më të madh te futbolldashësit, ajo ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, do të luhet në Fadil Vokrri të Prishtinës.
Njoftimin e ka bërë të ditur klubi i Gjilanit që është vendas për këtë ndeshje, ndërsa të njëjtën e ka konfirmuar edhe FFK-ja në orarin e ndeshjeve për xhiron e XXVI.
“Stadiumi i qytetit të Gjilanit që është në renovim nuk plotëson kushtet për mbarëvajtjen e duelit ndërmjet Gjilanit dhe Dritës dhe është zhvendosur në kryeqytet. Ndeshja do të luhet në stadiumin Fadil Vokrri,” ka bërë të ditur ndër të tjera faqja zyrtare e ekipit kuqebardhë nga Gjilani sot.
Kjo ndeshje luhet më 7 prill dhe do të fillojë në ora 20:00.