BESA - BASHKIMI K

Besa minimalisht, vazhdon rrugën për Superligë
31 March, 2019 @16:24
Në takimin e luajtur sot në shtëpi ndaj Bashkimit të Koretinit, Besës i ka mjaftuar një gol që t’i arkëtojë tri pikë.
Golin e fitores për Besën e shënoi Florent Qorraj me përvojë, që qëlloi rrjetën e mysafirëve 6 minuta me të hyrë në pjesë të dytë të lojës.
Përndryshe, kjo qe fitorja e katërt rresht e Besës në pranverë dhe ekipi po ec me hapa të sigurtë drejt Superligës për momentin.
Fitorja e shënuar sot ia vazhdon Besës rrugën për rikthim në Superligë, kurse Bashkimi rrezikon rënien një kategori më poshtë.