SAMPDORIA - MILAN

Foto: Sampdoria/fb
Gabimi i Donnarummas, 3 pikë Sampit
30 March, 2019 @22:33
Milan ka pësuar edhe humbjen e dytë me radhë në Serie A. Pas Interit që e mposhti në derbi, sonte rossonerët nuk e kaluan pengesën e quajtur Sampdoria.
Xhenovezët erdhën në epërsi në minutën e parë të ndeshjes pas një gabimi të portierit të Milanit, Gigi Donnarumma, që mundësoi të shënojë Gregoire Defrel 1-0.
Më pas, tentimet e shumta të Milanit, por edhe të Sampdorias nuk përfunduan në rrjetë për t’i marrë vendasit tre pikë nga ndeshja.
Sampdoria me këtë fitore i afrohet zonës evropiane, ndërsa Milan tash rrezikon pozitën e katërt.