ISTOGU - FUSHË KOSOVA

Foto: KFIstogu/fb
Jahaj i jep frymë Istogut
30 March, 2019 @16:15
Sulmuesi i Istogut Qëndrim Jahaj sot ka qenë njeriu që ia ka sjellë fitoren ekipit të tij, për të ngritur ekipin përkohësisht në pozitë të tetë të klasifikimit të Ligës së Parë.
Jahaj së pari i ka dhënë avantazhin Istogut, kur shënoi nga penalltia në fillim të ndeshjes, minuta 15.
Por, Fushë Kosova u kthye shpejt në lojë dhe barazoi në minutën e 31-të të ndeshjes.
Istogu në pjesë të dytë u tregua më kërkues, por goli nuk vinte. Nuk vinte derisa në skenë përsëri doli Jahaj që shënoi për fitore 9 minuta para fundit të kohës së rregullt.
Kjo fitore i jep frymë Istogut për t’i ikur zonës së rrezikshme, ndërsa Fushë Kosovën e lë pranë zonës së rrezikshme.
Në xhiron e ardhshme Istogu i shkon Bashkimit në Koretin, ndërsa Fushë Kosova luan ndeshje të vështirë ndaj Vëllaznimit.