SUHAREKA

Ballkani përforcohet me 3 lojtarë
29 March, 2019 @14:10
Skuadra nga Suhareka, Ballkani, pak më parë i zyrtarizoi tri përforcimet e reja të skuadrës.
Bajram Nebihu, Aldin Adzovic dhe Victor Shevchenko, do të jenë lojtarët e ri të Ballkanit.
Nebihu së fundi luajti në Superligën Tajlandeze, Adzovic ka luajtur në skuadrën malazeze Zeta dhe Shevchenko ishte pjese e skuadrës finlandeze PS-Kemi.
Ballkani aktualisht gjendet në pozitën e shtatë me 29 pikë, derisa të dielën do ta pret Prishtinën në Suharekë.