LAUTARO MARTINEZ

Sulmuesi në formë, mungon në derbi
28 March, 2019 @16:32
Skuadra e Interit ka konfirmuar sot se sulmuesi në formë i skuadrës, argjentinasi Lautaro Martinez do të mungojë në derbin e fundjavës ndaj Lazios.
Për shkak të një lëndimi në kofshë që e pësoi në ndeshje me reprezentacionin e Argjentinës, Lautaro 21 vjeç nuk do të jetë në gjendje që të paraqitet të dielën në ndeshje.
Në ndërkohë, Mauro Icardi ka nisur përgatitjet me skuadrën pas problemeve që pati dhe ndoshta do të mund të futet në lojë nga trajneri Luciano Spalletti.