ZVICRA - DANIMARKA
TOPSPORTI/ A. P.
Danezët kthehen senzacionalisht ndaj Zvicrës
26 March, 2019 @22:48
Danimarka atë që ia bëri Kosovës në miqësore, edhe më rëndë ia ktheu Zvicrës. Pas epërsisë 3-0 të Zvicrës që u arrit deri në minutën e 76 të ndeshjes, në vetëm 8 minutat e fundit të ndeshjes [bashkë me minutat shtesë] Danimarka ka arritur të kryejë ndeshjen 3-3 dhe të merr pikën e parë të saj në kualifikime për EURO 2020.
Danezët sot startuan me 11-shen e tyre më të fortë, natyrshëm pasi që ishte kualifikuese, ndërsa vetëm 5 lojtarë ishin startues nga ata që ishin në 11-shen e parë ndaj Kosovës.
Te Zvicra ndeshjen e nisën Albian Ajeti dhe Granit Xhaka. I pari asistoi në golin e parë, i dyti shënoi golin e dytë. Më pas Ajetin e zëvendësoi Admir Mehmedi, por largimi i Xhakës në minutën e 79-të të ndeshjes nga trajneri Vladimir Petkovic, ndërroi kahjen e lojës krejtësisht.