SHPRESAT DËSHTOJNË

Foto: FSHF
Shqipëria U21 nuk arrin ta mposht Andorrën U21
26 March, 2019 @22:26
Shpresat e kombëtares nuk kanë pasur ditë të mirë sikurse seniorët në Andorrë.
Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi mezi ka shpëtuar fytyrën në përballje me Andorrën, pasi që ka arritur të barazojë rezultatin 2-2, 4 minuta para fundit të ndeshjes.
Kjo pikë, ka qenë e para për Shqipërinë U21 në kuadër të kualifikimeve për EURO 2021 të radhës për grupmoshat në fjalë.
Jordi Alaez i dha dy herë epërsinë vendasve, derisa për kuqezinjtë njëherë barazoi Omar Imeri e pastaj Din Sula, të dy zëvendësues.
Përndryshe, kuqezinjtë në këtë grup kanë kundërshtar edhe Kosovën, të cilët do të ndeshen më vonë përgjatë vitit.