ARBËR ZENELI

Zeneli: Fati nuk ishte me neve
25 March, 2019 @23:27
Golashënuesi i vetëm për Kosovën në ndeshjen kundër Bullgarisë, Arbër Zeneli, në deklaratën e tij pas ndeshjes dhënë RTK-së, tha se skuadrës kosovare i mungoi fati, pasi që nuk arriti të shënojë rastet e shumta të krijuara.
“Bullgaria ishte shumë e fortë. Nuk na lejuan të luajmë siç donim, pasi bënin presing në ato zona ku nuk na konvenonte. Në pjesën e parë nuk ishim aq të fokusuar dhe në ato momente edhe pësuam golin. Ne kemi pasur raste të mira shënimi, por fati nuk ishte me neve. Kemi tre muaj kohë për t’u përmirësuar dhe shpresojmë të fitojmë në ndeshjet e radhës,” tha Zeneli.