LUCAS HERNANDEZ PI

Francezi bëhet rekord transfer i Bundesligës
27 March, 2019 @17:56
Mbrojtësi francez 23 vjeçar i Atletico Madridit, Lucas Hernandez Pi, prej sot edhe zyrtarisht është lojtar i ri i Bayern Munchenit.
Ekipet kanë zyrtarizuar lajmin, derisa Lucas [kampion botëror me Francën] nuk do të luajë më për Atleticon, pasi që mjeku kryesor i Bayernit ka bërë të ditur se ka detektuar një lëndim në këmbën e djathtë të tij, që kërkon operim të futbollistit në fjalë.
Lucas 182cm i gjatë ka thyer rekordin e Bundesligës për transfer, pasi që Bayern ka paguar 80 milionë euro në llogarinë e madrilenëve, ndërsa kontrata e lojtarit është valide me bavarezët deri më qershor të vitit 2024.