FRANCE FOOTBALL
Fidan Aliti, gjatë ndeshjes Kosova-Bullgaria/ TOPSPORTI/ A. P.
Fidan Aliti në ekipin e më të mirëve
28 March, 2019 @15:20
Qendërmbrojtësi i Kosovës që luan për Kalmarin suedez, Fidan Aliti, është përzgjedhur në 11-shen më të mirë të ndeshjeve të dyta të ndeshjeve të reprezentacioneve në futboll nga France Football.
Në këtë grup kanë hyrë ndeshjet kualifikuese për EURO 2020, ndeshjet miqësore dhe kualifikueset në Afrikë që u luajtën prej të dielës deri të martën.
“Pasimi në barazim të Kosovës ndaj Bullgarisë (1-1) për mbrojtësin e Kalmarit dhe pika e parë në ndeshjen e parë për ekipin ballkanik,” ka qenë shkrimi që ka përcjellë emrin e Alitit pas përzgjedhjes në këtë ekip.
FORMACIONI I PLOTË NGA FRANCE FOOTBALL:
Portier: Darren Keet (Afrikë Jugore);
Mbrojtës: Danilo (Brazil), Raphael Varane (Francë), Fidan Aliti (Kosovë), Nico Schulz (Gjermani);
Mesfushorë: Balazs Dzsudzsak (Hungari), Ross Barkley (Angli), Leonardo Spinazzola (Itali);
Sulmues: Kylian Mbappe (Francë), Eran Zahavi (Izrael) dhe Serge Gnabry (Gjermani).