ELITE ROUND U17

Sulmuesi juventin rrëzon Kosovën
28 March, 2019 @17:02
Në përballjen e dytë në kuadër të Elite Round të grupomshave nën 17 vjeçare, Kosova është mposhtur nga Spanja me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm dhe të fitores për ekipin spanjoll e ka shënuar sulmuesi i ri i Juventusit Pablo Moreno, që ka shënuar në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes për fitore.
Kosovës U17 pas kësaj ndeshjeje i mbetet shpresë për të shkuar tutje, derisa nga dy përballjet e para ka pësuar dy humbje.
Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit duhet ta mposhtin thellë Greqinë në përballjen e fundit dhe të shpresojnë se Ukraina nuk merr pikë ndaj Spanjës.