LIRIA - LLAPI

Liria për shpëtim, Llapi për ndjekje
29 March, 2019 @10:24
Sot do të hapet xhiroja e XXIV e Superligës së Kosovës në futboll.
Njëra prej dy dueleve që do të luhen sot është ndërmjet Lirisë dhe Llapit.
Liria do të del në fushë për t’i kërkuar pikët e plota ngase gjendet në zonën e rrezikshme, derisa Llapi në ndeshjen e parë në krye me Tahir Batatinën, pas shkarkimit të trajnerit Xhengis Rexhepi, do të kërkojë vazhdimin e ndjekjes së titullit.
Llapi aktualisht i ka 48 pikë të grumbulluara, derisa Liria 24 pikë. Ndeshja do të fillojë në ora 14:00 në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren.