FULHAM - MANCHESTER CITY

Foto: premierleague.com
Rimarrin kreun
30 March, 2019 @15:25
Me dy gola të shënuara ndaj Fulhamit që duket i dorëzuar nga aventura në Premier Ligë, Manchester City sot ka rikthyer kreun e klasifikimit.
Së pari Sergio Aguero asistoi për Bernardo Silvan 0-1, ndërsa më vonë portugezi ia ktheu shërbimin argjentinasit për 0-2, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes, edhe pse lideri i ligës dominoi plotësisht dhe pati edhe raste tjera për të shumëfishuar epërsinë.