TREPÇA - VUSHTRRIA

Foto: KFVushtrria/fb
Lleshi e Osmani vendosin në Mitrovicë
30 March, 2019 @16:04
Ka ardhur edhe fitorja e dytë me radhë për Vushtrrinë në Ligë të Parë pas humbjes befasuese në fillim të muajit nga Vllaznia.
Viktimë e vushtrriasve ka qenë sot Trepça, që është mposhtur në Mitrovicë 0-2 nga bardhekaltërit.
Epërsinë vushtrriasve të drejtuar nga Samuel Nikaj ia dha Anton Lleshi në minutën e 28-të të ndeshjes kur qëlloi portën nga afërsia, pasi që portieri i Trepçës reagoi dobët pas gjuajtjes së lirë të Vushtrrisë.
E krejt në fund të ndeshjes ka qenë ‘ujku i vjetër’ Labinot Osmani që vulosi fatin e ndeshjes, kur dy minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes shënoi për 0-2.
Me këtë fitore Vushtrria tash ka 6 pikë më shumë se ndjekësja e parë, Besa, ndërsa Trepça mbetet në pjesën e epërme të tabelës, me mundësi rënieje edhe mëposhtë.
Në xhiron e radhës Vushtrria pret pikërisht Besën në Ferki Aliu, ku kërkon mundësinë e hapjes së avantazhit në krye, derisa Trepça do të jetë mysafire në kryeqytet ndaj 2 Korrikut.