KEK-u - DRENICA

Drenica pa probleme në Obiliq
30 March, 2019 @15:48
Ashtu siç edhe pritej, skuadra e Drenicës ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim në Obiliq ndaj skuadrës së KEK-ut.
Me dy gola ‘ekspres’ në 15 minutat e para përmes Qemail Elshanit dhe Kreshnik Ukës, skuadra nga Skenderaji i dha fund ndeshjes, derisa në minutat e mbetur të takimit epërsia u thellua edhe më tepër, me ndeshjen që përfundoi me rezultatin përfundimtar 1-5.
Tre golat e tjerë të Drenicës u shënuan nga Osman Mëziu, Atdhe Grajqevci dhe Nicholas Andrews, kurse golin e nderit për KEK-un e shënoi Isa Eminhaziri në minutën e 37’ të ndeshjes.
Fitorja e shënuar sot vazhdon ta mbajë Drenicën të qetë në mesin e tabelës, derisa KEK-u tashmë duhet të fillojë të mendojë për sezonin e ardhshëm në Ligën e Parë.