JUVENTUS - EMPOLI

Foto: Juventus/tw
Për 3 minuta vendos ndeshjen
30 March, 2019 @20:13
Frederic Veseli i kombëtares shqiptare ishte për 90 minuta në lojë për Empolin, që në mysafirllëk ndaj Juventusit nuk arriti të durojë deri në fund.
Fajtor për këtë ka qenë talenti i ri i Juventusit, Moise Kean. Italiani i ri me prejardhje nga Bregu i Fildishtë, ka shënuar vetëm 3 minuta pasi u fut në lojë nga Max Allegri për t’i dhënë epërsinë dhe fitoren bianconerëve 1-0.
Fitorja e çon Juventusin 18 pikë mbi Napolin përcjellës. Empoli në anën tjetër është vetëm një pikë larg zonës që i çon në Serie B.