AKHMAT - SPARTAK

Bekim Balaj shënon ndaj Spartakut
30 March, 2019 @16:39
Sulmuesi i kombëtares shqiptare në futboll, Bekim Balaj, ka gjetur golin e radhës në kampionatin elit rus.
Ai ka shënuar sot në humbjen e ekipit të tij Akhmat Grozny - Sparak Moska [1-3] duke shfrytëzuar një gabim të mesfushorëve të mysafirëve, duke goditur me të majtën fuqishëm.
Bekimi kishte barazuar rezultatin në 1-1, mirëpo në pjesë të dytë Spartaku me golat e Luiz Adrianos dhe Denis Glushakovit shënoi fitore, 1-3, krejt kjo, pasi që Akhmat mbeti me 10 lojtarë në fushë, kur mbrojtësi Andrey Semenov u skuq në minutën e 63-të të ndeshjes.
Përveç Balajt, për Akhmatin në 13 minutat e fundit të lojës u inkuadrua edhe Bernard Berisha, reprezentues i Kosovës, që zëvendësoi brazilianin Ravenelli.