FREIBURG - BAYERN

Foto: SCFreiburg/tw
Abrashi ndal Bayernin, Dortmund lider
30 March, 2019 @17:39
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, luajti 90 minuta dhe kishte një karton të verdhë [43’] në ndeshjen ku ekipi i tij Freiburg ndali gjigandin gjerman Bayern Munchen me 1-1.
Ky barazim, ia humbi Bayernit lidershipin në Bundesligë, të cilën maksimalisht e shfyrëtëzoi kundërshtari, Borussia Dortmund.
Dortmund shënoi fitore krejt në fund të ndeshjes ndaj Wolfsburgut, me anë të golave të spanjollit Paco Alcacer në minutat shtesë të ndeshjes për 2-0 përfundimtare.