BALLKANI - PRISHTINA

FOTO/ Prishtina fc
Ikja nga barazhi dhe ndjekja e titullit
31 March, 2019 @11:29
Një ndeshje me vlerë shumë të madhe për të dyja skuadrat, sot në ora 14:00 do të luhet në Suharekë ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës.
Ballkani që është në limit të barazhit, do të luftojë për t’u rehatuar, derisa Prishtina dëshiron ta ngushtojë dallimin 5 pikësh nga lideri Feronikeli.
Prishtina gjendet në pozitën e tretë aktualisht me 50 pikë të grumbulluara, derisa Ballkani gjendet në pozitën e tetë me 29 pikë.