KIKA - DUKAGJINI

FOTO/ KF Kika
Dukagjini ndalet në Hogosht
31 March, 2019 @16:19
Në ndeshjen e luajtur sot në Hogosht, skuadra vendase e Kikës ka arritur ta ndalë në barazim Dukagjinin nga Klina.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0 në të mirë të vendasve, kurse mysafirët barazuan përmes Granit Arifajt pak minuta para se të mbyllej ndeshja, ndërkohë që vendasit po luanin me një lojtar më pak në terren pas ndëshkimit me karton të kuq të një lojtari të tyre.
Përkundër barazimit, Dukagjini mbetet edhe më tutje në vendin e tretë, kurse Kika rrezikon rënien në Ligën e Dytë.