BALLKANI - PRISHITNA

FOTO/ Prishtina fc
Prishtina kryen detyrën, presioni te Feronikeli
31 March, 2019 @16:01
Skuadra e Prishtinës e mposhti Ballkanin në Suharekë me rezultat 0-2.
Super paraqitja e Meriton Korenicës, ia solli 3 pikët skuadrës nga kryeqyteti.
Goli i parë erdhi në minutën e 73’ nga gjuajtja e lirë, ku e la të shtangur portierin Armend Ruxhi, kurse dy minuta pa përfunduar ndeshja pas një asistimi nga Ergyn Ahmeti, Korenica e dyfishoi epërsinë.
Prishtina me këtë fitore rimerr pozitën e dytë me 53 pikë, derisa Ballkani me 29 pikë gjendet në pozitën e tetë.
Fitorja e shënuar sot e afron Prishtinën me liderin, i cili ndeshjen e vet e zhvillon sot ndaj Flamurtarit në kryeqytet.