REAL MADRID - HUESCA

Foto: RealMadrid/tw
Brilanca e Benzemasë i shpëton nga befasia
31 March, 2019 @23:26
Një brilancë e Karim Benzemasë në minutën e fundit të kohës së rregullt, ka nxjerrë Real Madridin fitimtar sonte në përballjen që doli të jetë më e vështirë sesa që u parapa nga djelmoshat e Zinedine Zidane‘it.
Huesca, që është e fundit në tabelë, po lufton për çdo pikë në La Liga dhe ishte pranë kapjes së një pike të artë në Santiago Bernabeu, por pas 0-1 dhe 2-2, ishte Benzema që bëri dallimin për ta mbajtur Realin në formë të fitoreve me Zidane’in në krye.