INTER - LAZIO

Strakosha i pakalueshëm, Lazio mposht Interin
31 March, 2019 @23:08
Pasi që eliminuan Interin nga Kupa e Italisë, Lazio ka arritur të shënojë fitore edhe në Serie A ndaj nerazzurrëve sonte, duke i mposhtur 0-1 me golin e serbit Sergej Milinkovic-Savic.
Kjo ka qenë humbja e parë e Interit në Giuseppe Meazza që prej asaj ndaj Bolognas më 3 shkurt. Rikthimi ka qenë i pamundur për Interin përkundër tentimeve, derisa u vërejt mungesa e argjentinasit në formë Lautaro Martinez që u lëndua në ndeshjen e kombëtares.
Në tre minutat e fundit të ndeshjes Simone Inzaghi futi në lojë Riza Durmishin, ndërsa Valon Berisha mbeti në bankë rezervë përgjatë gjithë ndeshjes.
Përndryshe, kjo është ndeshja e dytë nga katër ndeshjet e këtij muaji në ligë, ku Strakosha e kalon pa pranuar.