VENDIMET E DISIPLINORES

Foto: Dinamo Official/fb
Dënohet Dinamo, s’shpëton as Chelsea
2 April, 2019 @9:03
Skuadra kroate e Dinamos së Zagrebit do të luajë ndeshjen e radhës në garat evropiane pa shikues.
Kjo pasi që UEFA ka dënuar klubin për shkak të sjelljeve raciste të tifozëve të ekipit në përballje ndaj Benficës në Maksimir të Zagrebit në përballjen e 7 marsit.
Ekipi është dënuar edhe me 20 mijë euro dhe vërejtje të fundit se dënimi i radhës mund t’ia mbyll stadiumin për kohë edhe më të gjatë. 47 mijë euro tjera shtesë dënim nga UEFA-ja për Dinamon kanë shkuar për shkak të ndezjes së flakadanëve, hedhjes së objekteve dhe bllokimit të shkallëve të stadiumit.
Për Dinamon luan qendërmbrojtësi i Kosovës Amir Rrahmani.
Përveç Dinamos, UEFA-ja ka dënuar edhe Chelsean me 13 mijë euro për shkak të sjelljes së pahijshme të tifozëve të ekipit në fitore ndaj Malmos më 14 shkurt. Tifozët e Chelseat kishin hudhur gjësende dhe ishin futur në fushë të lojës gjatë ndeshjes në Suedi.
Malmoja ka marrë dënim prej 58 mijë eurove për shkak se tifozët e tyre gjuajtën flakadanë dhe gjësende në fushë të lojës.