STEVE MCCLAREN

15 ndeshjet e fundit, 1 fitore - shkarkohet
2 April, 2019 @8:43
Skuadra e Queens Park Rangersit në Championship ka shkarkuar nga detyra trajnerin e ekipit Steve McClaren pas serisë prej 15 ndeshjeve të fundit me 1 fitore të vetme.
Ish trajneri i Anglisë në periudhën gusht 2006 - nëntor 2007, 57 vjeçari u emërua në krye të ekipit në fjalë në maj të vitit 2018.
Në vend të McClarenit ekipi ka sjellë në krye të skuadrës si zëvendësim emergjent për të shpëtuar stinorin ndihmësin John Eustace.
QPR aktualisht është në pozitën e 17 në Championship me 44 pikë nga 39 xhiro, 8 më shumë sesa Rotherham që po kërkon mbijetesën. Deri në fund të stinorit duhet të zhvillohen 46 xhiro.