DUKAGJINI

Rama largohet, vjen trajneri i ri
2 April, 2019 @16:24
Pas barazimit në duelin e fundit ndaj Kikës në Hogosht, trajneri i deritashëm i Dukagjinit, Nazmi Rama ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij.
Ndërsa, ekipi pa u vonuar ka gjetur zëvendësim për të larguarin Rama, duke e emëruar Ndue Përgjokajn trajner të parë të ekipit nga Klina.
Rama kishte ardhur në krye të klubit në fillim të këtij viti, ndërsa Dukagjini aktualisht nuk po qëndron keq në renditjen tabelare, duke qenë se është i treti në renditje të Ligës së Parë dhe po lufton fuqishëm për një vend që dërgon për Superligë.
Ekipi i ka falenderuar Ramës për angazhimin, ndërsa Dukagjini ka fituar 8 pikë në 5 ndeshje këtë vit.
Në anën tjetër debutimi i Përgjokajt në krye të shtabit teknik të Dukagjinit me ndihmës Skender Gashin do të bëhet nesër, kur ekipi nga Klina pret Vllazninë e Pozharanit në kuadër të xhiros së XXII të Ligës së Parë.