ATLETICO MADRID - GIRONA

Foto: Atletico Official/tw
15 minutat e fundit vendosin, i afrohen kryesuesit
2 April, 2019 @21:39
Me dy gola të shënuara në 15 minutat e fundit të ndeshjes Atletico Madrid ka arritur të kap tri pikëshin e radhës në kuadër të La Ligas, ndërsa i është afruar Barcelonës lidere në 7 pikë aktualisht.
Rojiblancot kaluan në epërsi përmes golit të Diego Godinit, për t’i dhënë goditjen përfundimtare Antoine Griezmann në fund të ndeshjes për 2-0.
Kjo ka qenë fitorja e dytë me radhë e Atletico Madridit pas humbjes nga Athletic Bilbao në La Liga, ndërsa tash ekipi i Diego Simeones ka rastin që të ulë edhe më shumë epërsinë ndaj Barcelonës, pasi që më 6 prill janë mysafir në Camp Nou.