MILAN - UDINESE

Foto: ACMilan/tw
S’ndihmon as Piatek, e treta me radhë pa fitore
2 April, 2019 @20:55
Rossonerët kanë hyrë në krizë të rezultateve. Pas dy humbjeve radhazi të pësuara nga Inter dhe Sampdoria, sonte Milan nuk ka arritur të shënojë fitore si vendas as ndaj Udineses.
Këta të fundit po luftojnë për mbijetesë në Serie A dhe kanë marrë pikë tejet të vlefshme në Milano sonte, pasi që Kevin Lasagna neutralizoi rezultatin pas epërsisë së arritur të ekipit të Gennaro Gattusos me polakun në formë, Krzysztof Piatek.