WATFORD - FULHAM

Foto: premierleague.com
Me €120 mln. investime, nuk mbijetuan
3 April, 2019 @0:52
Watford ka shënuar fitore 4-1 ndaj Fulhamit në shtëpi, për të rrëzuar kundërshtarin nga Premier Liga menjëherë pas rikthimit aty.
Pesë xhiro pa përfunduar stinori ekipi londinez është bërë ekipi i dytë nga Premier Liga që tashmë ka humbur gjasat për shpëtim, pas Huddersfield Townit, që vulosi rënien nga liga xhiro më parë.
Përkundër se Fulham harxhoi mbi 120 milionë euro në lojtarë të ri (12) verën që shkoi, kualiteti i mungoi gjatë stinorit dhe rënia ishte e pashmangshme për ekipin.
Fulham përndryshe është ekipi që ka pësuar më së shumti gola këtë stinor në Premier Ligë, 76.