REFUZOHET ANKESA

Foto: KFBesa/fb
KG hedh poshtë ankesën e Bashkimit për Gjerajn
3 April, 2019 @11:48
Pas fitores së 2 Korrikut në tavolinë për shkak të shkeljes së PG-së nga ekipi i Vitisë, edhe Bashkimi i Koretinit kishte ushtruar ankesë në Komisionin e Garave për një rast të tillë në ndeshje ndaj Besës së Pejës. Borozani.com
Mirëpo, KG pas administrimit të provave ka marrë vendim se Robert Gjeraj i Besës ka pasur të drejtë loje për ekipin dhe ankesa e Bashkimit ka rënë poshtë.
“Pas shikimit dhe verifikimit të protokolleve zyrtare të ndeshjeve, KG ka vërtetuar se lojtari i lartpërmendur ka qenë i ndëshkuar me kartonë të verdhë në javën e 4, javën e 5, javën e 10 dhe javën e 13, në Superligën e Kosovës si lojtar i KF “Liria”, pastaj ka pushuar në javën e 14, andaj nuk kemi shkelje të propozicioneve të garave, përkatësisht neni 53 paragrafi 1, prandaj ankesa REFUZOHET si e pabazuar dhe ndeshja regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë, 1-0 për KF “Besa”,” ka bërë të ditur Vendimi i KG-së.
Me këtë fitorja e Besës e arritur në fushë 1-0 regjistrohet si e rregullt dhe ekipi pejan tashmë merr rrugë për në Ferki Aliu për të zhvilluar derbin sot ndaj Vushtrrisë në rrugë të të dyja ekipeve që duken më së afërmi Superligës për momentin.