VENDIMI I KG PËR VITIA - 2 KORRIKU

Foto: KFVitia/fb
2 Korriku fiton në tavolinë, Vëllaznimi në TOP4
3 April, 2019 @8:47
Pas miratimit të ankesës së bërë nga 2 Korriku në FFK lidhur me parregullsinë në përballjen Vitia - 2 Korriku, të cilën vendasit e fituan në fundjavë 2-1 [golat: Ergon Hyseni, Ardian Mani], ndeshja është regjistruar me rezultat 0-3 në të mirë të ekipit prishtinas.
Ky tre pikësh, jo vetëm që ka nxjerrë 2 Korrikun nga zona e rrezikshme e Ligës së Parë, por ka bërë që edhe Vëllaznimi të kërcejë në pozitën e katërt të tabelës, pasi që Vitisë iu larguan nga klasifikimi tre pikët e fituara në këtë ndeshje.
Në arsyetimin e FFK-së shkruan: KG me rastin e regjistrimit të ndeshjes Vitia - 2 Korriku, konstatoi se 2 Korriku ka ushtruar ankesë në parregullsinë e lojtarit të Vitia, Ylli Fazlia, për shkak se lojtari është aktivizuar në lojë pas 4 kartonëve të verdhë dhe e vëretoi këtë, që do të thotë se është shkelë PG.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Fazlia ka marrë kartonë të verdhë në xhiron VII, XIV, XV dhe XX, dhe është dashur të pushojë në xhiron XXI, gjë që i ka ikur administratës së ekipit të Vitisë dhe me futjen e tij në lojë, është shkelë PG e FFK-së, gjë që sipas rregullave ia jep 2 Korrikut fitoren 3-0.