Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - GJILANI

Nikaç njofton me fitore Gjilanin

FOTO / Gjilani

Nikaç njofton me fitore Gjilanin


23 September, 2020 @18:16

Nënkampioni i Superligës së Kosovës, Gjilani, duke e mposhtur Llapin me rezultat minimal 0-1, e regjistroi fitoren e parë të stinorit 2020/21 në xhiron e dytë.

Goli i vetëm në ndeshje erdhi nga lojtari Darko Nikaç në minutën e 62’ të ndeshjes.

Ishte një ndeshje e zbehtë pa raste të rëndësishme, përveç goli i Nikaçit, derisa rast për t’u përmendur është edhe ai i Fiton Hajdarit të mysafirëve, i cili dështoi nga penalltia në minutën e 52’ të ndeshjes.

TABELA AKTUALE

Kështu, Gjilani e regjistroi fitoren e parë, ndërsa Llapi humbjen e parë të stinorit.

Në xhiron tjetër Gjilani takohet me Ballkanin, kurse Llapi me Trepçën ‘89.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga