FERONIKELI - DRITA

Nikli kërkon fitoren e parë në ligë ndaj kampionit
7 March, 2021 @11:08
Ndeshja e fundit e xhiros 23 në Superligën e Kosovës në futboll, do të luhet sot nga ora 13:30 me ndeshjen Feronikeli - Drita.
Drita sivjet nuk ka pësuar ndaj Feronikelit, derisa ka mposhtur kundërshtarin në ndeshjen e parë (1-2) dhe ka barazuar në ndeshjen e dytë (1-1).
Dritës i nevojitet fitorja për t’u ngritur përsëri në krye të tabelës, derisa Feronikelit për t’u ngritur në pozitën e pestë.
Skuadra gjilanase ka 47 pikë, kurse Nikli 27 pikë.