SERIE A

Foto: Twitter
Juve mposht Lazion, shkëlqen Morata
6 March, 2021 @22:33
Juve ka bërë një hap tepër të rëndësishëm në luftën për titull, duke e mposhtur Lazion në shtëpi me rezultat 3-1.
Mysafirët e filluan më mirë takimin duke kaluar në epërsi të parët përmes Joaquin Correa, për të barazuar më pas rezultatin francezi Rabiot disa minuta para pjesës së parë.
Në pjesën e dytë skuadra e Juventusit ishte më kërkuese dhe kjo u shpërblye pasi Morata shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë. Sulmuesi spanjoll shënoi edhe njëherë nga penalltia për ta dhënë epilogun kryesor të ndeshjes.
Sulmuesi kosovar i Lazios, Vedat Muriqi, nuk pati shumë hapësirë për t’u dëshmuar, pasi që u inkuadrua në lojë në minutën 82’ duke e zëvendësuar Ciro Immobilen.
Juve momentalisht gjindet në vendin e tretë, me 52 pikë, shtatë më pak se lideri Inter, ndërsa Lazio ka 43 pikë në vendin e shtatë.