LEART PAQARADA

Paqarada lë pas lëndimin, kthehet i plotë
6 March, 2021 @21:43
Mbrojtësi i krahut të majtë i skuadrës gjermane St. Pauli, Leart Paqarada, e ka lënë prapa lëndimin që e kishte pësuar në ndeshjen e kaluar.
Megjithëse ishte e paqartë nëse do të luajë apo jo në ndeshjen e së shtunës ndaj Karlsruher, Paqarada arriti të rikuperohet me kohë dhe mori vendin e titullarit në këtë ndeshje.
Reprezentuesi kosovar pati paraqitje stabile dhe luajti përgjatë gjithë ndeshjes, derisa skuadra e tij u desh të kënaqet me barazimin 0-0 nga ky duel.
Rikthimi i shpejtë i Paqaradës nga lëndimi sigurisht se është lajmi i mirë edhe për përfaqësuesen e Kosovës në prag të ndeshjeve të muajit mars, sidomos duke pasur parasysh edhe lëndimin e Benjamin Kolollit, i cili zakonisht ka qenë opsioni i parë i krahut të majtë të mbrojtjes.