NYON

uefa.com
Nis procesi Serbi-Shqipëri
23 October, 2014 @10:56
Sot në zyret e UEFA-së në Nyon të Zvicrës, pritet të mirret vendimi së paku për ndeshjen Serbi-Shqipëri, pasi që më hollësisht me Federatat dhe lojtarët, UEFA-ja do të kërkojë kohë.
Ndeshja e ndërprerë e 14 tetorit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë ka zgjuar interesimin e gjithë botës së futbollit dhe vendimi i UEFA-së për këtë ndeshje pritet të mirret sot.
Mbledhja e Komisionit Disciplinor dhe të Etikës së UEFA-së ka nisur sot në ora 10:00.
Komisioni i përbërë nga këta anëtarë është duke e lexuar raportin e delegatit të ndeshjes Serbi-Shqipëri, por edhe të referit kryesor.
Pas kësaj, Komisioni do të dëgjojë Serbinë si vend organizator së pari, e pas asaj edhe Shqipërinë - ku do të ipen faktet nga të dy palët lidhur me ndeshjen.
Pasi që të dëgjohen mbrojtjet, Komisioni tërhiqet për të marrë vendimin.
Në një deklaratë të mëparshme për tiranasen Panorama Sport, anëtari çek i KD-së së UEFA-së, Rudolf Repka, ka thënë se UEFA-ja sot mund të jep vendimin për ndeshjen, derisa penalitetet tjera për Federatat dhe lojtarët mund të qartësohen në ditët në vazhdim, pasi që do t’iu nevojitet më shumë kohë për këtë.